Shqipëria e Edi Rejës: Risi dhe shumë talente nën vëzhgim

Shqipëria do të përballet me Islandën në transfertë (8 qershor) dhe Moldavinë në shtëpi (11 qershor) për eliminatoret e Euro 2020. Këto do jenë ndeshjet debutuese të Edi Rejës në stolin kuqezi.

Trajneri i ri e ka nisur me një grumbullim ndryshe nga herët e tjera. Sot ka filluar etapa e parë e përgatitjes së këtyre dy ndeshjeve tepër të rëndësishme. Italiani ka vendosur të grumbullojë 10 lojtarë, të cilët kanë përfunduar sezonin me ekipet përkatëse.

Trashi, Telushi, Mala dhe Hoxha janë ftesat nga Superiorja, ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet sot në orën 17:00. Një javë do të punojë trajneri me këta lojtarë në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërsa grupi do të plotësohet nga 12 futbollistë të ekipit U21.

Sipas lajmërimit të FSHF-së, stërvitja e fundit do të zhvillohet të shtunën paradite dhe Reja do të dalë të hënën e 27 majit në konferencë për shtyp, aty ku do të bëjë publike edhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat kundër Islandës dhe Moldavisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online