Shqipëria u mposht nga Turqia dhe mposhti Andorrën në muajin mars, por kjo nuk do t;u shërbejë kuqezinjve për të ngjitur ndonjë shkallë në renditjen e FIFA-s, që pritet të publikohet më 4 prill. Kombëtarja jonë pritet të zbresë një pozicion.
Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 61-të, ndërkohë që tashmë do të pozicionohet e 62-ta. Ndryshe nga ne, Kosova do të ngjitë dy shkallë. Dardanët do të vijojnë ngjitjen, teksa lënë vendin e 130-të dhe tashmë do të jenë të 128-t në renditjen e FIFA.
Skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland luajti në mars dy ndeshje. Ata barazuan në Prishtinë me Danimarkën në një ndeshje miqësore, ndërkohë që më pas në takimin me Bullgarinë morën një pikë. 1-1 u mbyll ajo përballje, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.