Shqipëri U-19 dhe Erzeni ndahen në “paqe”, mposhtet Besa

Shqipëria U-19 dhe Erzeni kanë luajtur sot një miqësore në Durrës, e cila është mbyllur me rezultatin 2-2. Të dyja ekipet i dhanë më shumë prioritet fazës së sulmit dhe në “Olympic Park”, u zhvilluar një ndeshje shumë e bukur.

Për kuqezinjtë U-19, golat u shënuan nga Gashi dhe Prenga, ndërsa golat për Erzenin mbajnë firmën e Mahmutaj dhe Vathit. Kjo sfidë ishte një mundësi shumë e mirë për të dyja ekipet për të parë nivelin dhe gjendjen e tyre fizike, në këtë periudhë pushimi.

Miqësore, 21 janar 2019
“Olympic Park, Durrës

Shqipëri U-19 – Erzeni   2-2
Shënues: Gashi, Prenga / Mahmutaj, Vathi

Sot, edhe skuadra e Besës ka luajtur një miqësore përballë ekipit nga Mitrovica, Trepça ’89. Skuadra kavajase është mposhtur me rezultatin e pastër 0-3, ndeshje kjo që ka folur vetëm për ekipin kosovar.

Miqësore, 23 janar 2019

Besa – Trepça ’89   0-3

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *