Shqipëri fantastike, Erblira Bici na bën të fluturojmë

Shqipëria në volejboll për femra na bën të kujtojmë kohërat e arta, pasi sot ka marrë fitoren e dytë rresht në kualifikueset e CEV European League.

Dje mundëm Austrinë, sot ia dolëm kundër Bjellorusisë favorite, duke fituar 3-1.

Një ndeshje e madhe, një Shqipëri me zemër të madhe, e ndihmuar nga një publik fantastik.

Bjelloruset ishin mjaft të organizuara dhe e fituan setin e parë 25-22, por ndjesia ishte se isjim aty, pikë për pikë.

Duhej një shkëndijë dhe na e dha magjikja Erblira Bici, që ishte pa asnjë dyshim heroina e kombëtares sonë.

33 pikë, shërbime të frikshme e një nivel loje në rritje nga Bici, por e gjithë kombëtarja ishte në mbrëmjen e duhur.

Fitore 25-22 në setin e dytë dhe aty treni mori rrugën, me dy setet pasues 26-24 e 25-23, në një sfidë që emocionoi të gjithë.

Në fund, valle për vajzat kuqezi, jemi të dytat pas Finlandës perfekte, por tani kemi edhe 3 finale në Bjellorusi për ta ruajtur vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online