“Shqipen e kuptoj shumë mirë”! Trajneri i Skënderbeut flet pas humbjes me Egnatian: E kemi mendjen te kampionati, duam të kthehemi në Superiore

Egnatia ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Skënderbeut në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga ana e Paulaskas. Ky ishte afrimi i merkatos së janarit për skuadrën e Shpëtim Duros. I ardhur nga stoli, në minutën e fundit të takimit do të shënonte pasi gjendej në zonën kundërshtare.

Një fitore me shumë peshë kjo për Egnatian, që e pret e qetë Skënderbeun në takimin e radhës. Ndërkohë në barazim pa gola është ndalur Kukësi në transfertë kundër Apolonisë, për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Ivan Gvozdenovic: “Ky është futbolli, ishte fund i keq për ne. Por kishim mungesa dhe nuk mendoj se ishim keq, ishim mirë në të dy pjesët. Shqipen e kuptoj shumë mirë, por nuk e flas aq mirë sa duhet. Objektivi për këtë Skënderbeu është kthimi në elitën e futbollit shqiptar, ne jemi të fokusuar te kampionati”.

Shpëtim Duro: “Paulaskas? Ka vetëm dy ditë stërvitje me ne që kur ka ardhur. Jam i kënaqur me golin që shënoi, ishte gol tipik i një sulmuesi. Kjo është shumë pozitive, por është ende herët për të dhënë vlerësim. Sigurisht që të debutosh me 10 minuta dhe të shënosh është për t’u vlerësuar. Koha ime te Skënderbeu? Kam nostalgji, para 11 vitesh stadiumi mbushej plot. Por Skënderbeu në atë kohë ishte si Egnatia sot, pastaj e bëri autostrad në kampionatin shqiptar. Unë jam i bindur që Skënderbeu do të kthehet dhe e vlerësoj Takajn”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online