“Shpresoj që djali im ta shohë Milanin të fitojë diçka përpara pensionimit!”

Mateo Salvini është kthyer në kryefjalën e momentit te Milani, me zëvendëskryeministrin italian dhe njëkohësisht ministrin e brendshëm që fillimisht e quajtin ekipin kuqezi të turpshëm. Më pas, ishte drejtori Leonardo, i cili iu kundërpërgjigj Salvinit, duke i thënë se turp ishte që ndeshja nuk u ndal nga koret raciste.

Gjithsesi, Salvini nuk e ka lënë me kaq dhe ka dhënë një përgjigje për Leonardon, duke thënë se i duket e çuditshme që një drejtues i Milanit të kërkojë pezullimin e ndeshjes. Ndërkohë, në fund shrepehet dhe me ironi, se shpreson që djali i tij ta shohë Milanin të fitojë diçka të paktën deri para se të dalë në pension.

“Kam lexuar intervistën e Leonardos, i cili kërkonte që loja të pezullohej për kore të disa budallenjve. Koriet nuk ndalen me pezullimin e ndeshjeve, por me 99% të tifozëve që janë të sjellshëm dhe të respektueshëm. Një drejtues i një ekipi prestigjioz si Milani të kërkojë pezullimin e ndeshjes dhe të krijojë polemika me gjyqtarët si një tifoz, mua personalisht më duket e çuditshme.

Nuk është përgjegjësi e Ministrit të Brendshëm të vendosë se kush do të jetë trajneri i Milanit. Si një tifoz dëshiroj që djali im, i cili është 16 vjeç, të shoh Milanin të fitojë diçka përpara se të dalë në pension.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online