Shpresa për Grezdën, por Shqipëria humb një tjetër

Shqipëria nesër luan me Skocinë dhe trajneri Kristian Panuçi ditën e sotme do të vendosë se si do ta rreshtojë skuadrën e tij. Gjatë këtyre ditëve shqetësimi kryesor ka qenë Eros Grezda. Sulmuesi anësor ka punuar i diferencuar për të mos rrezikuar.

Në seancën e djeshme në një moment ai nisi të luajë edhe me topin, teksa u pa të bëntë disa pasime të forta me trajnerin Kristian Panuçi. Sigurisht nuk është një tregues se ai do të jetë gati për ndeshjen me Skocinë, por ka shpresa që futbollisti i Rejnxhërs të jetë në dispozicion të Panuçit.

I pafat ka qenë Emanuele Ndoj. Mesfushori i Breshias dy ditë më parë punoi veçmas grupit dhe dje tentoi të stërvitej normalisht. Sërish dhimbje për të dhe tashmë ndeshja me Skocinë me shume gjasa është humbur prej mesfushorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *