Enrike e Buskets në kor: Humbje e pamerituar!

Spanja u mund 3-2 nga Kroacia në fund dhe tashmë rrezikon vendin e parë në Grupin të Nations League. Por sërish ka shpresa dhe duhet pritur ndeshja e fundit në grup mes Anglisë dhe Kroacisë. Një barazim në këtë përballje bën që skuadra e Luis Enrike ta mbyllë e para.

Trajneri spanjoll, pas ndeshjes me Kroacinë, në lidhje me vendin e parë në grup ka deklaruar:  “Ishte një grup shumë i vështirë dhe gjithmonë do të kishte shanse deri në fund. Ne ende e kemi një shans”.

Më pas ai analizoi lojën dhe theksoi se Spanja nuk e meritoi të humbiste. “Ishte një pjesë e dytë e madhe nga të dyja ekipet. Ne ishim më mirë në pjesën e parë dhe merituam më shumë.  Në asnjë lloj rrethane nuk e meritonim të humbnim. Me të vërtetë më pëlqeu ekipi në pjesën e dytë, e kthyem ndeshjen dy herë. Ata ishin me fat në minutën e fundit, kur ata të dëshpëruar u hodhën në sulm për gjithçka. Ne bëmë mjaftueshëm në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen, por ta ana kapën ne në kundërsulm. Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar. Ka gjëra për t’u përmirësuar, por mendoj se nuk e meritonim të humbnim”, u shpreh Enrike.

Në linjë me trajnerin ishte edhe Sergio Buskets: “Kemi merituar më shumë, por për një arsye a një tjetër nuk morëm atë që dhamë. Ishte një grup shumë i vështirë, me ekipe që vinin nga Kupa e Botës në një formë mjaft të mirë, ekipe mjaft të forta. Por unë mendoj se ishim ekipi më i fortë në grup”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online