Shpjegimi/ Ja pse Shqipëria ka shanse të jashtëzakonshme të kalojë në Europian nga Liga e Kombeve, ndihma vjen edhe nga grupi i ferrit të Serbisë

Pasi i shkuam pranë ëndrrës për kualifikim në Botëror, Shqipëria do të nisi misionin e ri për të rigjetur Europianin. Në muajin qershor do të nisin ndeshjet e Ligës së Kombeve, një rrugë më e mirë për Kombëtaren që të përfundojë në këtë kompeticion. Fitimi i Ligës C dhe dalja në vendin e parë bëri që Shqipëria të jetë pjesë e Ligës B në këtë vit, mes Kombëtareve më të forta.

Por sërish shanset janë të jashtëzakonshme për të arritur në Europian dhe do të mundohemi për t’ua shpjeguar sa më qartë formulën. Liga B ndahet mes këtyre katër grupeve: “Grupi i Parë: “Skoci, Armeni, Ukrainë, Irlandë”. Grupi i Dytë: “Shqipëri, Islandë, Israel, Rusi”. Grupi i Tretë: “Rumani, Mali i Zi, Bosnje, Finlandë”. Grupi i Katërt: “Serbi, Suedi, Norvegji, Slloveni”.

Me Rusinë që mbetet ende e përjashtuar nga UEFA, Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë për të qenë në vendin e parë. Pas kësaj arritje duhet të eliminohen edhe dy rivalë të tjerë, fitues të këtyre grupeve të Ligës B, për të zhvilluar gjysmëfinalen dhe finalen.

Këtu nis edhe sqarimi i kësaj skeme. Ciftet fituese do t’i luajnë gjysmëfinalet dhe finalen pasi të kenë mbaruar kualifikueset e Europianit, rruga kryesore për të shkuar në këtë kompeticion. Kështu, Kombëtaret që do të arrijnë Europianin nëpërmjet rrugës kryesore, do ta lëshojnë rrugën për në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për vendin e dytë më të mirë.

Për të marrë një shembull: “Nëse Shqipëria fiton vendin e parë në Ligën e Kombeve dhe njëkohësisht arrin të kalojë në Europian nëpërmjet grupeve kualifikueseve të Europianit, atëherë do ta lëshojë vendin e saj në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për vendin e dytë më të mirë në tërësinë e Ligës B”.

E parë në këtë prizëm, grupi i ferrit mes Serbisë, Suedisë, Norvegjisë dhe Sllovenisë është një fat i madh. Kjo pasi bëhet fjalë për katër ekipe shumë të forta që do të ndajnë pikët me njëra-tjetrën dhe kanë pak gjasa që vendi i dytë i këtij grupi të jetë më i miri në tërësi. Gjithashtu ka shumë gjasa që vendi i parë i grupit të katërt të kalojë në Europian nëpërmjet rrugës kryesore të kualifikueseve. Në këtë mënyrë emrat e Ligës së Kombeve deri në fundin e rrugëtimit që të jep biletën finale ka shumë mundësi që të jenë tërësisht të përballueshëm për Shqipërinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online