Po kultivon anti-futbollin me autobuzin para portës, Simeone e thotë qartë: Nuk më intereson fare se çfarë mendoni dhe flisni

Diego Simeone konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, por pas asaj që Atletico Madridi i tij tregoi në Champions League kundër Manchester Cityt, shumë e shpallin atë një trajner që kultivon anti-futbollin. Argjentinasi parkoi autobusin para portës së tij në ndeshjen kundër Cityt. Ai u mbrojt me të gjitha forcat, por nuk arriti të dilte me barazimin e shumëkërkuar.

Shumë ekspertë e kanë kritikuar ashpër Simeonen për mënyrën se si ka luajtur dhe ai e ka bërë të qartë sot se nuk i intereson kjo. “Nuk dua të mendoj se çfarë thonë njerëzit. Jemi të fokusuar në ndeshjet që kemi dhe që do të jenë të vështira dhe të komplikuara. Nuk më intereson vërtet se çfarë thonë të tjerët. Të gjithë kanë të drejtë të kenë një mendim, unë e respektoj, por dua vetëm më të mirën për Atletico Madridin”, tha qartë Simeone. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online