“Shpifje dashakeqe”, Tavo reagon ndaj akuzave të aksionerit

Situata te Luftëtari vazhdon të “vlojë”.  Pas dorëheqjes së Grigor Tavos nga drejtimi i Luftëtarit, Bekim Halilaj, një aksionarët e klubit gjirokastrit ka akuzuar ish-presidentin për mosdorëzim të vulës së klubit në një prononcim për të përditshmen sportive “Panorama Sport”.

Nuk ka vonuar reagimi i zotit Tavo, i cili i ka cilësuar qesharake deklaratat e bëra nga Halilaj, duke e konsideruar mungesën e vulës si diçka të papërfillshme që mund të zëvendësohet me lehtësi. Ndër të tjera, në reagimin e tij ish-presidenti i bluzinjve bën thirrje që aksionarët e mbetur në klub të ndalin shpifjet e mashtrimet dhe të fillojnë të investojnë për të shpëtuar klubin.

Reagim

Ndihem i detyruar të reagoj në lidhje me shpifjet dashakeqe dhe shumë të ulëta që aksioneri i Luftëtarit, Bekim Halilaj ka bere ne adresë time. Është qesharake te dalësh dhe te thuash se Grigor Tavo po dëmton atë Luftëtar qe e ndërtoi me shume mund dhe investim, duke mbajtur sipas tij peng vulën e klubit për te penguar licensimin e Luftëtarit.

I bej thirrje aksionerëve apo aksionerit Halilaj, qe nëse ka ndërmend të investoje, ta bëjë sa më parë. Kjo pasi koha nuk pret. Nuk është aspak e vërtetë se unë mbaj peng vulën e klubit, kjo është një shpifje e ulët sepse vula është në administratën e Luftëtarit dhe nuk është justifikim që ka të bëjë me licensimin.

Luftëtari  është një shoqëri aksionere me administrator dhe staf dhe si e tillë funksionon më së miri.  Edhe sikur vula të mungonte, është shumë e thjeshtë të behet një e re. Vula mbahet nga personi që ka të drejtën e firmës në një shoqëri.

Në vend që të shqetësohemi për fatin e skuadrës thjesht po mundohemi të krijojmë ca tymnaja që nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë qëllimet e njerëzve. Luftëtari nuk mbahet as me shpifje dhe as me mashtrime, Luftëtari ka nevojë për investim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online