Hoxha: Kemi nevojë për tifozët, i eliminojmë sllovakët

Feronikeli pret ditën e sotme në orën 18:00 sllovakët e Sllovan Bratisllavës. Skuadra nga Drenasi shpreson të përmbysë humbjen 2 – 1 të pësuar një javë më parë në Sllovaki.

Mbrojtësi i majtë Ylli Hoxha ka kërkuar mbështetjen e tifozëëve për këtë takim. Mëngjarashi u shpreh besimplotë se Feronikeli mund të arrijë kualifikimin në turin e tretë të Europa League.

“Besoj dhe shpresoj që të mbushet stadiumi, pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë dhe kemi nevoje për tifozët dhe mbështetjen e tyre. Si në çdo ndeshje tjetër, do të mundohem ta jap maksimumin edhe në këtë takim, mendoj që kemi shumë futbollistë kualitativ në skuadër dhe bashkë me kualitetin kemi edhe forcën për të kaluar tutje”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online