Shpëtimi i Sadikut, në Zvicër zbulojnë “skenarin”

Armando Sadiku mund të shitej nga Levante, por një dëmtim në muajin gusht në miqësoren me Herenvenin e ka penalizuar sulmuesin e kombëtares. Rikthimi i tij në fushat e blerta do kohë, por në Zvicër raportojnë se mund të ketë një transferim të lojtarit të kombëtares.

“Corriere del Citino” shkruan se Sadiku është një ide për Luganon, klub që kërkon të mbijetojë në elitën e futbollit zviceran. Huazimi është mënyra e vetme, pasi zor zviceranët do të paguanin për kartonin e sulmuesit, i cili ka qenë pjesë e tyre edhe në të shkuarën.

Levante për të ka paguar rreth 1 milion euro te Legia e Varshavës. Gjashtë muajt e parë në Spanjë nuk ishin të mira për Sadikun dhe “Ferrari” i sulmit ishte nxjerrë në shitje. Klubi spanjoll mund ta marrë në kosnideratë huazimin e sulmuesit, pasi në Zvicër ai do kishte mundësinë të luante dhe të gjente formën. Sadiku mund të jetë gati për lojë në mars dhe deri në fund të sezonit do të kishte një tjetër vlerësim për të. Zërat e parë të merkatos kanë nisur për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online