Shpëtim Duro-Julian Ahmataj, duel për t’u rikthyer në stol

Shpëtim Duro dhe Julian Ahmataj janë dy emrat e trajnerëve që po lakohen për të marrë drejtimin e skuadrës së Shkupit. Largimi i Zekerija Ramadanit, i cili e nisi kampionatin me dy barazime dhe u eliminua nga Kupën, i ka lënë bardhekaltrit pa “timonier”.

Sipas asaj që raporton “infosport.mk”, Duro është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Shkupit. Sigurisht që eksperienca e tij në krye të Shkëndijës së Tetovës në të shkuarën e favorizon, pasi tekniku kryeqytetas e njeh mirë kampionatin maqedonas.

Sa i takon Ahmtajt, thuhet se i është sugjeruar Shkupit përmes menaxherëve. Drejtuesit e klubit shqiptar në Maqedoni duhet të vendosin për trajnerin e ri. Ahmataj vjet drejtoi skuadrën e Kamzës në Superiore, ndërkohë që më parë ka punuar edhe me Teutën, Besën dhe Burrelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *