Kaka “çmend” këngëtaren italiane

Rikardo Kaka është një nga ata që si futbollist ka arritur t’u fitojë zemrën edhe meshkujve me atë që bënte në fushën e blertë. Ish fituesi i “Topit të Artë” me driblimet e tij “dehëse” u bë një nga më të pëlqyerit në Milano dhe jo vetëm.

Braziliani e ka mbyllur me futbollin e luajtur, por zemra i mbetet kuqezi. Së fundmi ai ka postuar një foto tijën duke festuar një gol në derbi dhe pyetja e tij është se kush ka asistuar në rrjetën e tundur prej tij.

Por ajo që bie në sy te fotoja e postuar prej ish-fantazistit është edhe reagimi i bërë nga këngëtarja e njohur Laura Pauzini. 44-vjeçarja italiane, e martuar me Paolo Karta, nënë e Paolas, është e njohur edhe si besimtare, ndaj me siguri nuk po flirton me ish-futbollistin e Milanit. Por nuk ka dyshim që është një… milaniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online