Shpërthimi i ultrasve: President, herët apo vonë do të vdesësh! Xhenoa, kurrë!

Xhenoa u mposht nga Napoli me rezultatin 1-2, pavarësisht se për një orë lojë kryesonte ndeshjen me golin e Kristian Kuoame. Humbja e tretë rresht për ekipin e Juriç, që ka marrë vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Një situatë e tillë ka sjellë reagimin e tifozëve të Xhenoas, konkretisht grupimit të “Curva Nord”. “I duam të mirën Xhenoas, nuk do të rreshtim kurrë së mbështeturi ekipin, por durimi ynë ka mbaruar”, komentonin ultrasit xhenovezë, dy ditë para ndeshjes.

Ata akuzojnë presidentin, Enriko Preciozi, për shkarkimin e Balardinit dhe rikthimin e Juriç në stol. Pasojat? Gjashtë ndeshje pa fitore dhe rënia e dukshme në renditje. Gjatë ndeshjes kundër Napolit, ata kanë nxjerrë një pankartë, kundër Preciozit. “Preciozi, herët apo vonë, edhe ti do të vdesësh, ndërsa Xhenoa, kurrë!”

Ultrasit nuk kanë kursyer as Miguel Veloson. Mesfushori portugez është i martuar me vajzën e presidentit dhe në momentin kur emri i tij është thirrur si pjesë e formacionit, tifozët kanë shpërthyer në fishkëllima dhe ofendime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online