Bajron Moreno është rikthyer në skenë dhe italianët nuk kanë kujtime të bukura me të nga kampionati botëror i vitit 2002. Gjyqtari nga Ekuadori ka pranuar se duhet të kishte dhënë karton të kuq për lojtarin e Koresë së Jugut për ndërhyrjen ndaj Zambrotës, por nga ana tjetër ka “thumbuar” Xhovani Trapatonin.
Byron Moreno “Si era roja la de Zambrotta” avance de la entrevista que estará disponible el día domingo.
Byron Moreno 17 anni dopo: «Su Zambrotta era fallo da rosso»
anteprima dell'intervista che sarà disponibile domenica@zazzatweet @MaxCordaro @Gazzetta_it @PaoloCond pic.twitter.com/naHyrLD1uo— Fútbol Sin Cassette (@f_sin_cassette) May 3, 2019
“I kërkova Totit dhe Trapatonit të flisnim pas ndeshjes, por më refuzuan. Nuk e dëmtova Italinë. Ndoshta nuk pashë ndërhyrjen për karton të kuq ndaj Zambrotës, por nuk e dëmtova Italinë. Nuk kishte penallti ndaj Totit, vendimi ishte i pastër. Trapatoni është një frikacak”, është shprehur ai në programin ekuadorian “Futbol Sin Casete”.
REAGIMI – Tekniku italian, Xhovani Trapatoni, pas deklaratës së Morenos nuk ka ngurruar të reagojë dhe përmes adresës së tij në Twitter ka shkruar: Të quhesh frikacak nga Moreno, edhe kjo më duhej! Ç’të them? Unë po e quaj shumë trim atëherë (ose të çmendur) që kthehet dhe mbron veten për atë lloj arbitrimi. I dashur Bajron, burgu dhe vitet që kalojnë duket se nuk të kanë mësuar të jesh sadopak i përulur”.