Kolgega: Koha që Dinamo të kthehet në elitë!

Dinamo do vendin e dytë dhe po zhvillon një betejë në distancë me Besëlidhjen. Blutë këtë javë do të luajnë në transfertë me Erzenin, kurse lezhjanët presin Korabin. Skuadra e drejtuar nga Igli Allmucca do tentojë të marrë pikët e plota në “Tofik Jashari”.

Mesfushori Erald Kolgega flet për “SportEkspres.com” dhe e shikon si një ndeshje të vështirë atë me Erzenin. “Çdo transfertë ka qenë e vështirë në të gjitha këto ndeshje të fazës së tretë dhe Dinamo ka bërë më të mirën e saj. Jemi në rivalitet të plotë me Besëlidhjen për vendin e dytë dhe e besoj se pas fitores këtë javë me Erzenin në Shijak do jemi më pranë synimit tonë. Javën e fundit presim Besëlidhjen dhe do tregojmë se e meritojmë këtë vend”, deklaron Kolgega.

Dinamo në fillim të sezonit synonte Superiore, por nuk ia doli dot. Në lidhje me këtë Kolgega shton: “Objektivi ynë quhet i realizuar me vendin e dytë në grup. Vllaznia u tregua skuadër më e mirë dhe e meritoi ngjitjen në Superiore. Sezonin tjetër Kategoria Superiore do të jetë objektivi ynë final, sepse mendojmë se ka ardhur koha që Dinamo të luajë në elitë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online