Borinin e josh oferta kineze, por në fund vendos bukuroshja Erin
Sulmuesi i Milanit Fabio Borini është pranë transferimit në kampionatin kinez, ku skuadra e Shenzen FC është e gatshme t’i ofrojë një pagë dyfish më të lartë nga sa merr aktualisht te kuqezinjtë.
Problematika më e madhe e kësaj transferta mendohet të jetë gruaja a lojtarit, modelja Erin Borini. Milano është qyteti perfekt për karrierën e një modeleje dhe kalimi në Kinë do të ishte diçka tepër negative për karrierën e saj. Gjithsesi sulmuesit i mbeten edhe disa javë për ta bindur njeriun e zemrës.