Shnajder provokon Juven dhe “snobon” Ronaldon: Harrojeni Championsin!

Uesli Shnaider u aktivizua për tri sezone me Interin, në të cilat fitoi gjithçka. Tripleta e vitit 2010 nuk harrohet kurrë në kampin zikaltër dhe holandezi është një nga emrat më të dashur për tifozërinë e Interit. 34-vjeçari aktivizohet në kampionatin e Katarit me ekipin e Al Garafës dhe në një prononcim për “Bein Sports”, ai provokon bardhezinjtë e Juventusit.

“Nuk e besoj se Juventus do të fitojë Championsin. Nuk mund të flitet vetëm për një lojtar, sepse askush nuk e bën diferencën i vetëm. Juvja ka bërë mirë në këtë kompeticion në sezonet e fundit, por nuk besoj që një lojtar mund të ndryshojë gjithçka, aq më shumë që të bëjë ndryshimin për të fituar Ligën e Kampioneve.

Ka skuadra më të forta se bardhezinjtë në këtë kompeticion, por ndoshta Juventus mund të fitojë një tjetër titull kampion. Përkundrazi, mendoj që do të ishte një befasi nëse nuk fitojnë “Scudetton”, ndërsa për të arritur tek Champions, nevojitet më shumë”, përfundon fantazisti holandez, i cili me Interin u aktivizua në sezonet 2009-2012, duke numëruar 76 ndeshje dhe 13 gola të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online