Zviceranët tremben, Blick: Shqipëri-Kosovë, duel për talentin tonë

Bastien Toma është 19 vjeç dhe luan me ekipin e Sionit në elitën e futbollit zviceran. Djaloshi me origjinë nga Kosova debutoi tetorin e kaluar në ndeshjen përballë Zyrihut, që u mbyll në barazim 1-1. Sot, Toma është një nga pikat më të forta të Sionit, luan çdo ndeshje dhe shihet si e ardhmja e futbollit helvetik. Diçka e tillë ka ngjallur interesin e Shqipërisë dhe Kosovës, që po tentojnë të bindin mesfushorin të kontribuojë për përfaqësueset respektive.

Sezonin e kaluar, Toma u zgjodh lojtari më i mirë i ekipit nga votimet e tifozëve dhe sponsorëve të ekipit. Në Zvicër e shohin si pasuesin e Gelson Fernandez, i cili e nisi karrierën tek Sioni, ndërsa sot aktivizohet tek Eintrahti i Frankfurit dhe numëron 67 ndeshje me Zvicrën.

Toma numëron 25 ndeshje me ne dhe konsiderohet si një talent i madh, i cili po ecën nën gjurmët e Fernandez”, shkruan klubi i Sionit për Bastien Tomën.

Nëse ai vendos të zgjedhë Shqipërinë ose Kosovën, Zvicra do të humbiste një lojtar me potencial të madh, sepse: “Shqipëria dhe Kosova po tentojnë të “vjedhin” talentin tonë”, shkruan gazeta Bild e vendit helvetik. Toma ka luajtur me moshat e Zvicrës U-17 dhe U-19, ndërsa tashmë ka një garë treshe për shërbimet e tij. Shqipëria, Kosova dhe Zvicra e duan, por në fund vendos lojtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online