Shlyerja e detyrimeve dhe stadiumi i ri, Kukësi akuzon Bashkinë

Kukësi bëri një sezon të mirë, duke u renditur në vend të dytë në Superiore dhe duke fituar Kupën e Shqipërisë. Ishte pikërisht fitimi i këtij trofeu që ka krijuar polemika ditët e fundit, pas drejtuesit e klubi verilindor nuk kanë gjetur marrëveshje me Bashkinë Kukës për të organizuar festën “Kupa rikthehet në Kukës”.

Në faqen e tyre zyrtare, klubi i Kukësit njoftoi se kjo festë nuk do të organizohet, si dhe ngriti disa akuza kundër Bashkisë Kukës. Mos shlyerja e detyrimeve kundrejt skuadrës, pengesa në ndërtimin e stadiumit të ri ishin dy akuza që klubi blu ngriti mbi Bashkinë dhe situata te nënkampionët e Shqipërisë nuk duket aspak e mirë.

“Festa, “Kupa rikthehet në Kukës”, nuk do të bëhet për shkak se Bashkia nuk ka miratuar lejen për zhvillimin e këtij aktiviteti në sheshin ‘Skënderbej’ apo në shëtitoren e qytetit të Kukësit.

Ky refuzim, për të festuar, është në vazhdën e pengesave që ka sjellë institicioni i Bashkisë për Futboll Klub Kukësin, duke nisur me mos shlyerjen e detyrimeve, që janë miratuar më vendim Këshilli, dhe më e fundit pengesat që po ngre Bashkia për të mosndërtuar stadiumin e ri, stadium që do bëhet do a po s’do Bashkia.

Në këto kushte, anullohet festa e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e premte dhe sigurojmë tifozët kuksianë e të gjithë sportdashësit, se festa e fitimit të Kupës së Shqipërisë do të bëhet më e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online