Pas barazimit ndaj Sopotit me rezultatin 3-3, ekipi i Shkumbinit ka menduar të mbyllë përgatitjet e kësaj jave me sfidën miqësore në transfertë përballë fqinjëve më të afërt të Egnantias së Rrogozhinës. Stafi teknik është duke punuar dhe testuar vazhdimisht gjendjen e lojtarëve në dispozicion.
Sipas bisedave me ta përpos rezultateve të arritura, të cilat janë vetëm statistika është duke u pare edhe domosdoshmëria e rikuperimeve deri në momentin e startit të kampionatit.
Sipas drejtuesve ekipi ka ende nevoje për më shumë përgatitje fizike dhe qëndrueshmëri sikurse edhe harmonizim të lojës në grup.