Shkumbini, gati për miqësoren e dytë

Në kampin peqinas vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e një ekipi dinjitoz i cili do te jete pjese e kategorisë të Dyte në Grupin e Jugut. Fundjavën e kaluar peqinasit arritën të mundin me rezultatin 3-2 fqinjët e Elbasanit në fushën e tyre. Ne këtë fundjavë peqinasit do të kenë një tjetër përballje për të parë ecurinë e përgatitjeve te tyre.

Ne fushën e tyre pasditen e së shtunës do të jene miqtë nga Fieri. Ekipi i Apolonisë ka qene kundërshtari i peqinasve për disa sezone në Kategorinë e Parë. Teksa duhen afro tre javë për nisjen e kampionatit, Shkumbini po punon me një ekip të ri në moshë dhe me “brumë vendas”, por që do të tentojë të kthehet menjëherë në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *