Tifozët bardheblu dëbojnë lojtarët, ka thirrje kundër Halilit!

Janë kthyer këtë sezon të bëjnë tifo edhe në “Selman Stemasi”, pasi sezonin e shkuar munguan për shkak të divergjencave me drejtuesit dhe presidentin Refik Halili, por grupimi “Tirona Fanatics” vazhdojnë që të mbajnë qëndrim…

Gjatë gjithë takimit kanë evidentuar faktin, në sajë të koreve, se Tirana është e tyre, teksa i kanë kërkuar presidentit Halili që të largohet nga posti i tij dhe të lërë klubin, duke nënvizuar “tradhëtinë” që i bëri atyre, parvjet kur u akordua që edhe Partizani të luante në stadiumin “Selman Stermasi”.

Ndërkohë, inati i tyre ka shkuar edhe te lojtarët sonte, pasi në fund të ndeshjes, teksa futbollistët kanë shkuar t’I përshëndesin, ata i kanë “dëbuar” me thirrjen “ik, ik!”, pra duke i treguar derën, teksa kërkojnë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online