Sot, Shkumbini do të zbresë në fushën e lojës për ndeshjen e parë në kampionat. Sfida ndaj Bylisit është përballja e parë në shtëpi për peqinasit duke shpresuar në nisjen me këmbë të mbarë. Trajneri Branica nuk fsheh problematikat që ka ende në ekip. “Mendoj se ballshiotët edhe këtë sezon do të jenë ekipi më i mirë në grupin tonë. Ne i vlerësojmë maksimalisht dhe për këtë kemi mbi dy javë që e përcjellim këtë tek lojtarët tanë. Ndaj kemi besim se do të gjejmë një ekip të përgatitur psikologjikisht, për një ndeshje të fortë dhe të vështirë. Padyshim që nuk e kam fshehur, që ekipi ka ende nevojë për përforcime në të gjithë repartet. Ne jemi në pritje deri në momentet e fundit për të plotësuar edhe këto pika të dobëta. Kampionati është i gjatë dhe ne kemi nevojë për lojtarët titullarë por edhe lojtarë rezervë për të përballuar një sezon të gjatë dhe të vështirë”, – ka pohuar trajneri Branica para takimit me ballshiotët.
Formacioni i mundshëm: Ajazi, Meta, Bërdufi, Xhyra, Nexha, Lluca, Isaji, Sadiku, Lluka, Shehi, Tafani. Trajner: S. Branica.
Lista e federimeve të Shkumbinit
Portierë: Selami Ajazi, Denis Peqini
Mbrojtës: Gerald Leka, Leodor Bërdufi, Fadil Meta, Jurgen Nexha, Dionis Musaku, Renato Dervishi, Klemend Xhyra, Daniel Ramazani.
Mesfushorë: Xhon Lluca, Sajmir Hasanaj, Emiljan Lluca, Albano Isaji, Sherif Sadiku, Amarildo Beqiri, Franc Bali, Bledar Lila, Elisian Sinani, Renaldo Shehi, Ervin Hasalliu, Julian Lluka.
Sulmues: Gerson Stojko, Erxhers Bullari, Ornald Tafani, Diego Zhuga, Besim Leka