Shkëndija nuk ka treguar aspak mëshirë për Shkupin. 5-1 për djemtë e Qatip Osmanit u mbyll ndeshja e zhvilluar në Tetovë. Kuqezinjtë kryesues zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë.
Dy golat e Omar Imeri dhe rrjeta e Alimit dërguan Shkëndijën në pushim me avantazhin e tre golave. Në të dytën pati gëzim edhe për golin e Ibraimit dhe një tjetër rrjetë të Imerit.
Miqtë gjetën golin e nderit pesë minuta përpara fundit me anë të Bajramit, ndërsa vendasit luajtën me një lojtar më pak gjysmën e pjesës së dytë pas daljes me të kuqe të Egzon Bejtulait.
Kjo ishte një fundjavë fantastike për Shkëndijën, që përfitoi edhe nga ndalesa e Vardarit në shtëpi. Diferenca me ekipin ndjekës ka shkuar në 11 pikë. Nga ana tjetër, Renova nuk ia doli të evitonte humbjen në transfertë kundër Makedonija GP dhe tashmë renditet në mesin e artë me 39 pikë.
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – JAVA 31
E shtunë, më 27 prill 2019, ora 16:00
Akademija Pandev-Rabotniçki 3-1
Makedonija GP-Renova 3-1
Shënues: Tanturovski 9’, 13’, Da Silva 54’ / Mustafov 35’
Pobeda-Sileks 0-1
Shkëndija Tetovë-Shkupi 5-1
Shënues: Imeri 20’, 42’, 66’ Alimi 29’, Ibraimi 52’ / Bajrami 85′
Vardar-Belasica 1-1