Shkëndija më e shpejtë, “lë thatë” Partizanin e Tiranën

Partizani po tentonte të bënte edhe një afrim të fundit në merkato dhe konkretisht në sulm. Samir Fazli, sulmuesi maqedonas qe ka luajtur edhe në Zvicër e Holandë, po tentohej nga të kuqtë, por është treguar më e shpejtë Shkëndija e Tetovës.

https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/322572695162825/?fb_dtsg_ag=Adwfgogejp0DL-ccuxX7bFfVYLlMGACkzRINuy3IPKULoQ%3AAdwyYfEq–LM5yZdXLWDaKgr7ja8eD5mB5-thOIePMY5ow

Kuqezinjtë e kanë zyrtarizuar sot sulmuesin që vjet ishte te Rudesh në Kroaci. Edhe pse kishte probleme me dokumentacionin, Shkëndija ka mbyllur gjithçka me sukses dhe kështu përforcon sulmin në limitet e merkatos.

Ditët e fundit është raportuar se për Fazli interesohej edhe Tirana, por as bardheblutë nuk ia kanë dalë ta afrojnë sulmuesin, që trajneri Ze Maria e priste me padurim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *