Shkëndija marshon, Shkupi “merr frymë” në fund

Shkëndija e Tetovës vijon të fitojë dhe këtë herë në transfertë kundër Pobedës me rezultatin e pastër 0-2. Kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të shënojnë dot në pjesën e parë, por në të dytën Bejtulai arriti të zhbllokojë rezultatin.

Tre minuta nga fundi ishte Izair Emini ai që tundi rrjetën për të dytën herë dhe “vulosi” fitoren e Shkëndijës. Triumf në limite për Shkupin, që lë vendin e parafundit në renditje. Bardhekaltrit mundën 1-0 skuadrën e Belasica dhe ishte mbrojtësi Tipuriç që në shtesë realizoi golin e fitores.

Renova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Akademija Pandev. Miqtë madje shënuan të parët me anë të Kostov, kurse Stojanovksi në fundin e pjesës së parë barazoi. Në fraksionin e dytë të lojës nuk pati ndryshime në rezultat dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

LIGA 1 MAQEDONI – Java 16

Pobeda-Shkëndija 0-2
Shënues:
Bejtulai 74’, Emini 88’
Renova-Akademija Pandev 1-1
Shënues:
Stojanovski 39’ / Kostov 27’
Shkupi-Belasica 1-0
Shënues: Tipuriç 93’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *