Shkëmbim Kaldara-Bonuçi? Tifozët janë kundër

Në aksin Milano-Torino po “gatuhet” diçka dhe gjërat janë bërë konkrete. Ka pasur shumë bisedime mes drejtuesve për të arritur një përfundim që të kënaqen të gjitha palët, por deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Hipotezat kanë qenë të shumta, edhe pse në mes janë vetëm Bonuçi, Higuain dhe Kaldara.

Fillimisht u mendua se do të kishte një shkëmbim kokë më kokë mes Bonuçit dhe Higuain, por më pas doli në skenë një tjetër skenar i mundshëm, pasi kuqezinjtë kërkuan Kaldaran që ta shkëmbenin me Bonuçin. 24-vjeçari është aktivizuar tek Atalanta edicionin e fundit, por tani është rikthyer në Torino dhe Alegri e ka në planet e tij, megjithatë tani gjithçka është në pikëpyetje dhe ekziston mundësia që të bëhet shkëmbimi me ish-kapitenin e Milanit.

Nëse drejtuesit janë në mëdyshje për këtë lëvizje, tifozeria e Juventusit ka dalë kundër këtij transferimi të mundshëm. Në orët e fundit, mbështetësit e “Zonjës së vjetër” kanë nisur një fushatë në “Twitter” ku theksohet se Kaldare nuk preket dhe kjo nuk duhet të diskutohet, siç raporton gazeta “La gazzetta dello sport”. Edhe pse mbrojtësi i lindur në Bergamo nuk ka luajtur asnjë minutë me bardhezinjtë, duket se ka fituar simpatinë e tifozerisë, çka mund të ketë një ndikim shumë të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online