Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli pas humbjes kundër Luftëtarit. Numri një i stolit të ekipit durrsak tha për “Supersport” se vendi i parë po i shpërqendron lojtarët e tij. Po ashtu, tekniku shpjegoi edhe ekzekutuesin e penalltisë.
“Bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Kanë meritë edhe kundërshtarët kur nuk fitojmë, siç ndodhi edhe sot. Kjo humbje na vret, vret çdo rezultat negativ. Donim shumë të fitonim për vazhdimësinë e rezultateve. Bëmë shumë gabime. Nëse do vendin e parë, nuk duhet të gabosh. Ndoshta po shpërqendrohemi nga vendi i parë”.
“Pse Progni gjuajti penalltinë? Po gjuan mirë edh enë goditjet standarde, ndaj mendova se ishte i duhuri dhe më i qeti. Nuk më ngel peng, penalltia humbet. Ehe pse penalltitë ndikojnë direk në rezultat”.
“Bushiç? Bëri një ndeshje të mirë, bëri ato çfarë i kam kërkuar. Jam dakord me atë që sulmuesi matet me gola. Ka tre javë që nuk shënon. Shpresoj të kthehet sa më shpejt. Nuk ka diskutim që ka mbështetjen time maksimale”.
“Osmani? Është shumë i rëndësishëm. Kapiteni ka rëndësi edhe për mënyrën se si organizon ekipin. Humbëm pas shumë javësh me mungesën e tij”.
“Dalja e mbrojtësve të krahëve? Minutat e ara bëmë atë që kërkuam. Kapëm hapësirat e kundërshtarit. Mund të shënonim me Kamara. Mbrojtësit e krahut duhet të shtynin, sidomos kur u fut në lojë edhe Latif. Fusha ndikoi, pasi na pengoi në pasin e fundit”.
“Është e vërtetë që me Dungën patëm probleme. Gjatë gjithë lojës fitoi çdo duel me dyshen e qendrës së mbrojtjes. Kjo u pa. Ndodh që edhe lojtarët nuk janë në maksimumin e tij. Mesfushorët e qendrës mendoj se bënë mirë. Kallaku e rriti lojën, por nuk diskutohet që në një terren më të mirë bëhet më i rëndësishëm. E lashë në fushë sepse ka vizion për lojën”.