Ahmataj: Fituam përballë ekipit më të vështirë, djemtë e kanë kuptuar diçka

Luftëtari arriti një fitore shumë të rëndësishme duke mposhtur Teutën, që nuk humbiste prej kohësh. Rezultati i katërt pozitiv për Julian Ahmatajn, i cili numëron dy fitore dhe dy barazime në stolin e ekipit gjirokastrit.

Trajneri ka folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke analizuar fitoren e sotme, që e ngjit Luftëtarin në kuotën e 25 pikëve.

NDESHJA – “Padiskutim që ndeshjen e kishim vlerësuar, pasi e dinim vështirësinë e saj. Terreni i fushës nuk ishte në nivelin duhur dhe duhej të luanim me topa të gjatë dhe me presing lart. Terreni nuk na lejoi të luanim, duke ndryshuar strategji dhe për fat të mirë funksionoi.”

FYTYRA E RE – “Nuk e kam tjetërsuar unë Luftëtarin, por vetë futbollistët e kanë kuptuar se kanë cilësi. Jemi të gjithë bashkë vetëm për një qëllim dhe në futboll kjo është kryesorja. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku, pasi vetëm kështu mund të kemi rezultat.”

VIDEO-ANALIZA – “Padiskutim që janë pjesë e punës në kohët e sotme. Nuk mund të shkosh në ndeshje pa video-analizë. Kemi parapërgatitur çdo lojtar tonin për të ndaluar kundërshtarin e tij direkt.”

FILOZOFIA – “Asnjë trajner nuk e mendon rezultatin para ndeshjes. Çdo trajner ka primare të mos e humbasë ndeshjen, pastaj synon fitoren. Këtë filozofi kam unë: të mos pësojmë gol, pastaj të shënojmë!”

REAGIMET KUNDËR GJYQTARIT – “Padiskutim që jam munduar që skuadrën ta mbaj larg arbitrave. Gjithmonë i kam tërhequr dhe nuk dua që të merren me këtë pjesë. Unë vetë nuk merrem me arbitrin, siç e patë dhe te penalltia. Duhet të kuptojmë se lojtarët kanë adrenalinë dhe tensioni është normal në fushën e lojës. Ndonjëherë dalin nga natyra, por gjëra që ndodhin.”

ALEKSI – “Teuta ka lojtarë driblues dhe shumë të fortë përpara. Duhej të dublonim lojtarët tanë dhe Aleksi luajti më mbrapa. Teuta është skuadra më e fortë që ka ardhur në Gjirokastër deri më tani, prandaj duhet t’i bënim llogaritë mirë.”

DEMO-YMERAJ – “Ymeraj meriton më shumë, por ka qenë i dëmtuar. Vjen nga një dëmtim shumë i gjatë dhe ka vetëm një javë me skuadrën. Demo është një lojtar shumë rezultativ në linjën e parë dhe ka dhënë rendiment në të gjitha ndeshjet. Shumë gola kanë ardhur nga këmbët e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online