Teuta mori vetëm një pikë në transfertën me Flamurtarin, por duke qenë se luhej në transfertë mund të konsiderohet një rezultat pozitiv. Për trajnerin Bledi Shkëmbi është e rëndësishme vazhdimësia dhe këtë e shpreh në një prononcim për “Supersport”
“Vazhdimësia është shumë e rëndësishme për një ekip. Pavarësisht problemeve që Tirana ka pasur, në pjesën e pikëve, pasi lojërat i ka pasur të mira, mendoj i njoh mirë dhe janë një ekip i fortë. Ne do vazhdojmë me dëshirë për të kërkuar fitoren”, thotë mes të tjerash trajneri korçar.
Kur përmendet fjala titull Shkëmbi kërkon të shmanget. “Kur i shikon ekipet nga jashtë, të krijohet ideja se janë aty-aty. Në fund të dy fazave do shohim se ku mund të shkojmë”, shprehet tekniku i Teutës, që në fund ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Dëshira është e madhe, aq më tepër që kemi gjetur një ambient dhe kushte shumë të mirë. Nëse do thosha jo, nuk është normale. Pjesa e trajnerit është e vështirë, duhet të kesh rezultate për të vazhduar gjatë. Do mundohemi të bëjmë mirë, më pas të shohim”.