Teuta përballet nesër me Skënderbeun në Korçë dhe ky takim vlen shumë për objektivin Europë. Durrsakët do tentojnë të marrin maksimumin e pikëve dhe këtë e thotë edhe trajneri Bledi Shkëmbi. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kanë mbetur pak ndeshje dhe normalisht ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës. Jemi stërvitur mirë dhe do mundohemi të bëjmë maksimumin. Do përpiqemi të fitojmë. Të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje dhe uroj të kemi edhe pak fat”, u shpreh korçari.
Më tej ai shto: “Duke freski fizike dhe psikologjike. Lodhja bënë të veten, por është treguar se sa më shumë të luash aq më në formë je. Jemi pranë përfundimit të sezonit, jemi në garë për Europën. I kemi mundësitë për ta arritur objektivin”.
Te Teuta gjërat nuk është se kanë shkuar mirë, por jo vetëm sulmi që shpesh ka përfunduar në akuza. Shkëmbi për RTSH deklaron: “Kemi pasur probleme, jo vetëm në sulm, në të tria repartet. Sulmi duhet të japë më shumë. Ekipi që shënon ka më shumë qetësi dhe kjo dihet”.
Në fund tekniku i Teutës flet edhe për rivalët bardhekuq, të cilët i vlerëson maksimalisht: “ Skënderbeu ka një grup lojtarësh me eksperiencë, por edhe një grup të rinjsh që kanë qenë aty. Jo më kot vazhdojnë të jenë një ekip i mirë”.