Shkëmbi pret reagimin e skuadrës, Plori nuk ndryshon

Teuta ka vetëm një objektiv nga Kastriotit: fitoren. Durrsakët “e prishën terezinë” me atë humbje 3-0 të pësuar me Partizanin dhe normalisht që me krutanët e kanë detyrim të fitojnë. Në fakt do e kishin në çdo lloj situate, pasi luajnë në shtëpi dhe ndaj ekipit të vendit të fundit.

Shehi ka ndonjë mëdyshje në mesfushë për formacionin, por pret që skuadra e tij të reagojë dhe të fitojë bindshëm. Para pushimit të kampionatit një rezultat pozitive do të ishte “ilaç” për Teutën e Bledi Shkëmbit.

Nga ana tjetër Kastriotin vjen pas dy humbjesh. Shtatë gola të pësuar me Flamurtarin e Tiranën, ndërkohë që trajneri Elvis Plori nuk është se pritet të bëjë ndryshime në formacion kundër Teutës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta: Hidi, Gjorgievksi, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Kallaku, Kamara, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kastrioti: Puja, Domgjoni, Çela, Stijepoviç, Husein, Mziu, Shehu, Okebugu, Roxher, Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Ermal Barushi, Redian Dobruna, Olsi Sokoli
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Arianit Lulaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online