Shkëmbi: Nuk më pëlqejnë lojtarët shumë të rëndësishëm, duhet vazhdimësi

Bledi Shkëmbi ishte mjaft i lumtur pas suksesit me Laçin, por theksoi në prononcimin  tij për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” se ekipi duhet të ketë vazhdimësi. Tekniku korçar përgëzoi Osmanin dhe Progni, të cilët nuk ishin në pozicionet e tyre.

“Nuk kemi ndryshuar gjë, kemi punuar shumë. Ndryshuam pak taktikisht, pasi Progni ishin në sulm me Latif dhe kjo dha rezultat. E mendoja të vështirë edhe pas daljes së Xhixhës me të kuqe. Fatmirësisht i shfrytëzuam ato raste që kishim”.

“Po varemi nga Latif? Nuk më pëlqejnë shumë lojtarët që janë shumë të rëndësishëm. Kemi pasur mungesa në çdo ndeshje ashtu si dhe sot. Më vjen mirë për Latifin, i cili u kritikua shumë në javët e para. Tani po shënon dhe është diçka shumë e mirë”.

“Dëshira jonë është që të marrim minimumi 2 fitore radhazi, diçka që se kishim arritur. Fituam ndaj Kastriotit dhe tani ndaj Laçit, që është një ekip shumë i fortë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës që vjen shpejt, nëse duam të arrijmë objektivat”.

“Osmanit i ndryshuam pak pozicion, pasi na duhej pak eksperiencë. Duhet të bëjë akoma dhe më mirë në fazën e presionin. Shënuam dy herë shpejt dhe ne e njohim që fillon e ruhet pak. Ndryshimet që bëmë dhanë rezultat dhe jam i kënaqur si nga Osmani asht udhe nga Progni që sot nuk ishin në pozicionet e tyre”.

“Në futboll është shumë e rëndësishme vazhdimësia do të bëjmë të pamundurën që ta kemi. Dy fitore nuk janë asgjë, pasi me një humbje kthehesh sërish në një ekip me probleme. Nëse fiton problemet zvogëlohen, nëse humbet problemet zmadhohen”.

“Për t’u dhënë disa lojtarëve minuta si Vecaj. Doja t’i jepja disa minuta që në të ardhmen them se do të na ndihmojë shumë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *