Shkëmbi: Luftëtari i fortë, llogaritë i bëjmë në fund

Teuta ka një ndeshje jo të lehtë nesër. Luftëtari në Gjirokastër i ka mposhtur dhe ajo ka qenë një nga ndeshjet më të dobëta të durrsakëve. Trajneri Bledi Shkëmbi ka folur para këtij takimi dhe e vlerëson maksimalisht kundërshtarin.

“Luftëtari është një ekip shumë i mirë, ka treguar që luan futboll të bukur si në shtëpi edhe në ndeshjet në transfertë. E kemi vlerësuar maksimalisht”, shprehet tekniku korçar për “Supersport”. Javët e fundit ecuria e Teutës ka qenë mjaft e mirë, ndërkohë që Shkëmbi largon euforinë.

“Stafi dhe lojtarët kemi qenë me këmbë në tokë për rezultatin. Futbolli shumë shpejt të ngre, por po kaq shpejt të ul. Llogaritë do të bëhen në fund”, shton kreu i pankinës durrsake. Më tej ai thekson se nuk ka ndonjë rëndësi vendi i tretë në renditje aktualisht.

“Në këto momente vendi i tretë nuk do të thotë asgjë, duhet ta kemi në fund të kampionatit”, thotë Shkëmbi, i cili në fund thekson se ndërprerja e kampionati nuk erdhi në momentin e duhur për Teutën e tij. “Ndoshta me ritmin që kishim dhe me rezultatet që po merrnin, do të ishte më mirë të vazhdonim të luanim”, përfundoi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online