Shkëmbi: Fitore speciale, tani rezultat edhe me Partizanin!

Një pjesë e rëndësishme e kaluar te Skënderbeu, skuadra e venlindjes, duke fituar dhe dominuar në Shqipëri. Tashmë që Bledi Shkëmbi i gjeti përballë korçarët si rivalë, trajneri pranon emocionet e sfidës, por i kënaqet fitores së Teutës. Në Gol pas Goli në SuperSport, Shkëmbi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe rezultatin, ndërsa tani shënjestron Partizanin, në duelin e mesjavës.

Ndjesia e fitores ndaj Skënderbeut?

Mendoj që vinim nga një situatë e keqe dhe sinqerisht nuk e mendova kë kisha përballë. Ishte një sfidë speciale, duke parë Shehin në krahun tjetër, apo bashkëlojtarë si Vangjeli e Muzaka me të cilët kemi arritur shumë suksese. Por, dëshira ishte e madhe për fitore dhe ia arritëm.
Teuta cinike, duke shfrytëzuar rastet? Gjatë javës nuk është se ndryshuam modul, por tentuam ta kërkonim fitoren nëpërmjet lojës së mirë. Por, arritëm të shfrytëzonim ato pak raste që krijuam, me penalltinë dhe Bicin nga goditje standarde.

Fitore sepse e njihnit Skënderbeun, apo u përmirësuat?

Pas çdo ndeshje, mundohemi të gjejmë të gjithë gabimet, nga unë si trajner dhe te ekipi. Por, më e rëndësishme, të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Por, ndryshe nga ndeshjet e tjera, rastet që krijuam arritëm ti konkretizonim. Kishim më tepër dëshirë dhe luftuam, për të arritur te kundërshtari. Në pjesën e parë u paraqitëm mjaft mirë.

20 minutat e pjesës së dytë kur ishit në vështirësi edhe pse rivalët luanin me dhjetë lojtarë?

Në pjesën e parë i fituam thuajse të gjitha duelet, por sinqerisht jam marrë gati dhjetë minuta me ekipin, veç që me rezultatin 1-0 dhe superioritet numerik të bën të tërhiqesh pak. Personalisht nuk e kërkova, por dëshira e madhe për të mos pësuar e bën ekipin që të kthehet. Kërkoj nga mesfusha, por edhe nga gjithë ekipi të kemi personalitet kur kemi topin. Kallakut i nevojiten ende ndeshje. Gjithashtu edhe Avdylit, që megjithë respektin për kampionatin kosovar, ka një rritëm tjetër. I nevojitet edhe pak, që të jenë ata zotër të mesfushës dhe ne po punojmë në këtë drejtim.

Gega në stadium para ndeshjes së mesjavës? Është diçka normale. Patjetër që duhet të punojmë të kemi vazhdimësi në rezultate. Me Partizanin luajmë pa frikë, për të marrë rezultat pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online