Partizani nuk i besoi, Hakaj: Fitojmë edhe ndaj tyre!

Esin Hakaj ishte një prej protagonistëve të suksesit të Teutës ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa nuk i fsheh objektivat e durrsakëve, ndërsa në deklaratën e dhënë pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” paralajmëroi edhe Partizanin, ekipin që nuk besoi te aftësitë e tij deri dy vjet më parë dhe rivalin e radhës në kampionat.

“Ishte një ndeshje shumë e fort, sepse luanim me Skënderbeun. Dy humbjet e pësuara nuk na lanë në gjendje të mirë, por arritëm të fitonim dhe të merrnim atë që kërkuam. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Skënderbeut, sepse ka mposhtur ekipet kryesuese. Por, kemi një staf shumë të mirë dhe janë afruar lojtarë shumë të mirë. Kemi një grup cilësor dhe do të arrijmë objektivin, që janë kupat e Europës”.

Nga e kaluara me të kuqtë, tek e ardhmja ndoshta në një skuadër tjetër më të rëndësishme. Në këtë pikë, si një profesionist, Hakaj nuk preferon të flaës në mënyrë aq të drejtpërdrejt, sa për objektivat dhe pritshmëritë. Mbrojtësi tha: “A do të jetë hakmarrje ndaj Partizanit? Do të hyjmë edhe në atë ndeshje për tre pikë, siç I kërkuam sot me Korçën. Besoj dhe shpresoj që do t’ia dalim. Një ekip edhe më të madh se Teuta? Besoj se po, duhet të jap maksimumin njëherë këtu në Durrës dhe më pas duhet të presim nëse do të kem oferta për të ecur më përpara”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online