Shkëmbi: Ekipi reagoi, nuk fajësoj asnjë repart

0

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Kukësin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:  “Është rezultat pozitiv pas ndeshjeve të fundit, ku kemi pasur probleme edhe në lojë. Luajtëm ndryshe. Kukësi pati mundësi të shënonte, por edhe ne. Pashë që është rikthyer besimi dhe kjo është ajo pjesa pozitive”.

“Patjetër që një barazim jashtë duhet parë pozitivisht dhe të na bëjë mirë, sigurisht duke parë edhe problemet që patëm. Kemi nisur të bëjmë llogari, ndeshja e javës së ardhshme me Luftëtarin është shumë e vështirë dhe duhet ta fitojmë patjetër”.

“Vetëm një fitore, por sërish për Europë? I bie që kemi bërë shumë mirë deri para 10 ndeshjesh dhe kundërshtarët nuk kanë bërë mirë këto 10 ndeshje. Ata kanë lënë pikë. Ky kampionat nuk ka diferenca dhe gara bëhet më e fortë, në kuptimin që edhe nëse humbet pikë, sërish je aty. Prandaj deri në fund duhet dhënë maksimumi dhe të arrijmë objektivin Europë”.

“Sulmi, dobët? Sulmi jonë ka bërë mirë, edhe pse ka disa ndeshje që si skuadër kemi gabuar. Nuk kemi qenë aty ku duhet, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Nuk i vë fajin reparteve të veçanta. Të tria repartet nuk kanë qenë në maksimumin e tyre”.

“Kam parë reflektim te skuadra. Sot duhet t’i linim hapësira Kukësit, ishte zgjidhja ime. Nuk ka të bëjë me lojtarët kjo. Më bëhet qejfi që Isli u kthye më i miri, si më parë kur na ka dhënë pikë. E di shumë mirë se lojtarët me eksperiencë do jenë ai vagoni që do na çojë në Europë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.