Tjetër vlerësim për Myrto Uzunin. Beratasi, me dy asistet e dhënë dhe golin e shënuar në ndeshjen kundër Zadarit, është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës së 1/16 në Kupën e Kroacisë. Sulmuesi anësor shënoi golin e barazimit për Lokomotivinë, ndërkohë që në fund ekipi i tij fitoi 1-3 dhe kaloi në raundin tjetër të kupës.
“Përsëri paraqitje fantastike e lojtarit të kombëtares shqiptare. Në fitoren 3-1 kundër Zadar, ai ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një gol, duke treguar se është një “jackpot” në klubin e tij. Drejtuesit e Lokomotivës janë të lumtur dhe po fërkojnë duart. Uzuni në tetë ndeshje që ka luajtur për Lokomotivën ka arritur të shënojë tre gola dhe të japë 6 asiste”, shkruan “24sata.hr”, që e ka përfshirë beratasin në formacionin më të mirë.
FORMACIONI MË I MIRË (4-2-3-1)
Nediljko Labrovi? (Šibenik) – Antonio Bosec (Inter Zapreši?), Joao Escoval (Rijeka) Toni Datkovi? (Lokomotiva), Mario Musa (Dinamo) – Marijo Du?ki? (Vinogradar), Marin Pilj (Osijek) – Jairo da Silva (Hajduk), Bruno Bogojevi? (Slaven Belupo), Myrto Uzuni (Lokomotiva), Mirko Mari? (Osijek)