FOTO | Maradona mbush 58 vjeç, dhurata më e veçantë i vjen nga Buenos Airesi

Diego Armando Maradona mbushi 58 vjeç, dy ditë më parë, konkretisht më 30 tetor. Sigurisht, urimet dhe dhuratat ndaj tij do të kenë qenë të panumërta, por një nga surprizat më të bukura ishte ajo që ishte përgatitur në kryeqytetin e vendit të tij, në Buenos Aires.

Pranë stadiumit të Argentinos Juniors, klubi ku Maradona ka ndërmarrë hapat e parë të karrierës është ndërtuar një statujë në nder të tij. “El Pipe de Oro” ka debutuar vetëm 16 vjeç në elitën e futbollit argjentinas dhe këtë e ka bërë pikërisht me klubin e Argentinos Juniors, ku dhe ka shënuar më shumë se 100 gola në 5 sezone të kaluara me ta.

Në vepër shfaqet Maradona gjatë sfidës Argjentinë-Angli, ndeshje që do të mbesë gjatë në historinë e futbollit për dy golat e legjendës argjentinase. I pari njihet si të gjithë si goli i etiketuar me emrin “dora e zotit”, ku Maradona shënoi me dorë një gol që u quajt i rregullt. Më pas erdhi goli që quhet ndryshe, goli i shekullit, ku ishte përsëri Maradona që la pas thuajse të gjithë kombëtaren angleze dhe shënoi duke shmangur dhe portierin.

Statuja është krijuar nga skulptori Horge Martinez, i cili tha se Diego ka dhuruar momente historike për historinë e Argjentinës. Gjithsesi, Maradona nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e bërë, kjo për shkak edhe se aktualisht ndodhet në Meksikë, ku siç dihet është trajner i Dorados de Sinaloa në ligën e dytë meksikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online