Kevitani u paralajmëruar në mesjavë se nëse nuk do të paraqitet më në ndeshje do të përjashtohet nga kampionati i Kategorisë së Dytë. Skuadra kryeqytetase po kalon një periudhë jo të mirë, teksa nuk ka një fushë ku të luajë.
Pas humbjes së ndeshjes në tavolinë me Tiranën B, Kevitani nuk u paraqit as në Shkodër në takimin me Vllazninë B. Disiplina vendosi që kuqeblutë të merrnin tre pikët në tavolinë, ndërkohë që tanimë Kevitani ka shkarkuar edhe trajnerin.
“Bordi drejtues i FC Kevitan, i mbledhur me urgjence në bazë të situatës së krijuar së fundi në ecurinë e ekipit në kampionat, vendosi të ndërpresë marrëdhënien me trajnerin Berberi dhe të emërojë në krye të ekipit trajnerin Git Marku, “ish”-i FC Kevitan U15. Duke falënderuar profesor Berberin për punën e bërë deri tani, i urojmë profesor Gitit suksese në krye të kësaj aventure. Bordi FC Kevitan”, shkruhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në “Twitter”.