Hoze Murinjo nuk është më trajner i Mançester Junajtid. Këtë moment ka kohë që e presin, tifozët e “djajve të kuq” . Madje, as ata vetë, nuk e kuptojnë se si portugezi i ka “rezistuar” shkarkimit deri tani. Një situatë e tillë është ideale për foto-montazhe
Në momentin që përhapet lajmi për largimin e Murinjos nga stoli i Junajtid, ironia në rrjetë nuk ka vonuar shumë. Arsyet se pse Murinjo ka përfunduar si pjesë e foto-montazheve janë të ndryshme: Për shembull, urrejtja nga tifozët e Juventusit për portugezin rritet edhe më shumë kur ai ju drejtua tifozëve të klubit nga Torino me gjestin e famshëm, në sfidën e Championsit.
Ndërsa sa i përket tifozëve të Juanjtid, nuk mund të duan dikë që nuk i dha asgjë “djajve të kuq”. Pavarësisht gjithçkaje, trajneri portugez mbetet shumë i kërkuar nga ekipe të mëdha si Inter dhe Real Madrid.