Silvester Shkalla beson se ekipi i tij mund të pretendojë edhe titullin kampion, por është i vetëdijshëm që skuadra e tij duhet të mbajë këtë ritëm, madje i duhet që të përmirësohet akoma dhe më shumë.
Për “RTSH Sport”, flet për pritshmëritë që ka për takimin e radhës me Laçin, por njëkohësisht tregon se detyra e tij dhe ekipit është që të mbajë tifozerinë, tani që mundën t’i rikthenin në shkallët e stadiumit.
NDESHJA ME LAÇIN – “Laçi ka një ekip shumë të mirë. Normalisht që ne pretendojmë që ta fitojmë edhe këtë takim. Do të futemi për të marrë tre pikë nga kjo sfidë, e cila është mjaft e vështirë, pasi kemi kaq shumë ndeshje pa humbje. Shpresoj që ta mbyllim pa humbje edhe ndeshjen e fundit të vitit”.
TIFOZËT – “Tifozeria dihet që është lojtari i 12-të, siç e thonë të gjithë. I kemi rikthyer në stadium dhe shpresoj që t’i mbajmë tani, pasi po nuk dhamë ne edhe tifozët nuk do të jenë të kënaqur”.
OBJEKTIVAT – “Teutës i duhet kjo vazhdimësi që ka, por të bëjë edhe pak më shumë. Shpresojmë që deri në fund fare, pse të mos pretendojmë edhe për titull. të themi që jemi për Kupat e Europës”.