Sinisha Mihajloviç e mbyll me Bolonjan dhe kjo për shkak se trajneri serb ka probleme shëndetësore, madje siç raportojnë mediat në Itali, ato janë serioze. Ish-mesfushori i Interit është shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje që i është shfaqur papritur.
Pas kontrolleve mjekësore është vendosur që të vijojë me terapi, çka e lë për disa kohë larg fushave të blerta. Në këto kushte largimi nga drejtimi i Bolonjës shihet si vendimi i duhur, në mënyrë që edhe klubi italian të punojë normalisht me një trajner tjetër.
Ditën e sotme do të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp, ku do të jepen sqarimet e duhura për gjithçka po ndodh dhe për shëndetin e Sinishas. Mihajloviç prej disa vitesh po bën trajnerin dhe ka drejtuar veç Bolonjës edhe Katanian, Fiorentinën, Sampdorian, Milanin dhe Torinon.