Shirër është i bindur: S’ka më shpresë për Murinjon

Humbja që Mançester Junajtid pësoi ndaj londinezëve të Uest Hemit ka shkaktuar një “stuhi” kritikash për trajnerin e “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo. Një ndër personat që ka kritikuar haptazi teknikun portugez ka qenë ish-sulmuesi i Njukastëllit, Alan Shirër, i cili prej disa vitesh punon si analist në televizione.

“Mendoj se Murinjo do të shkarkohet. Nuk e shoh se si ai mund t’i rikthejë situatën në kontroll. Gjatë ndeshjes ndaj Uest Hemit, pashë një Mançester të pashpresë nga fillimi deri në fund. Ata ishin të avashtë, të përgjumur dhe të pafuqishëm”, tha ish-sulmuesi i kombëtares angleze.

Mbetet për t’u parë nëse Murinjo do të jetë në gjendje ta kalojë këtë moment negativ. Ndërkohë, mediet angleze kanë filluar të mbushin faqet e gazetave me analiza mbi kandidatët e mundshëm, që mund ta pasojnë portugezin në bankinën e klubit më të më shumë trofe në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online