Shik: Konfuzion te Roma, por rikthehemi dhe… fitojmë me Realin

Patrik Shik është grumbulluar me kombëtaren e Çekisë për ndeshjet e Nations League, por sulmuesi 22-vjeçar flet për gjendjen e ekipit të Romës dhe situatën e vështirë që po kalon. Shik është i bindur që verdhekuqtë do të rikthehen të fortë dhe mezi pret të luajë në Champions. Real Madrid, CSKA e Moskës dhe Viktoria Pilzen janë kundërshtarët, por çekun nuk e tremb ekipi spanjoll dhe Roma do të synojë vendin e parë në grup.

Situata e vështirë – “Janë afruar 11-të, ose disa më shumë lojtarë të rinj në skuadër, të cilët janë shumë dhe një pjesë e tyre janë lojtarë të rinj. Nga ana tjetër, u larguan Naingolan, Strotman dhe Alison, të cilët ishin tre lojtarë titullarë. Është krijuar pak konfuzion në ekip, por besoj se skuadra është e mirë dhe do të duhet të presim dhe pak.”

Forma – “Mbas eksperiencës së vitit të kaluar, e dija që faza përgatitore do të ishte shumë e rëndësishme për mua. Dëshiroja të isha i pari që niste punën dhe e bëra diçka të tillë. Kam ardhur në formën time dhe jam shumë i motivuar, por fatkeqësisht, e humbëm ndeshjen e fundit. Jam pak i trishtuar që nuk shënova ndaj Milanit dhe që nuk po luaj nga fillimi, por ndihem shumë mirë. Jam në formë dhe gati për të treguar cilësitë e mia.”

Champions – “Mezi po pres të zbresim në fushë. Mendoj që Reali i Madridit nuk është aq i fortë sa sezonin e kaluar. Ronaldo u largua dhe jam kurioz të shoh se si do ta zëvendësojnë. Objektivi ynë është vendi i parë në grup. Vjet arritëm në gjysmëfinale dhe kundër Barcelonës treguam që dimë të përballemi me më të mirët, duke shënuar disa gola. Kjo gjë na jep besim në vetvete dhe për të mposhtur Realin. Të gjithë kampionët e mëdhenj gabojnë pasime dhe e humbasin topin, sepse janë humanë si ne.”

Ronaldo – “Ai po zbulon që kampionati italian nuk është e thjeshtë, por falë tij, Seria A është rritur dhe është shtuar interesi. Nuk e di se çfarë priste, por unë e di mirë se sa i vështirë është kampionati italian. Gjithsesi, ai ka bërë ndeshje të mira dhe goli është një çështje kohe. Nuk e njoh personalisht, por duke parë se çfarë shkruhet e thuhet për të, mendoj që është transferuar në Itali për të demonstruar që mund të bëjë edhe më shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online