Totenhemit i mjaftoi një gol i Herri Kejn për të fituar përballë Çelsit në “FA Cup”. Kapiteni shndërroi një gol një penallti në minutën e 27-të dhe “Spurs” fituan gjysmëfinalen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet me datë 22 janar.
Me golin e shënuar, sulmuesi 25-vjeçar është ngjitur në kuotën e 20 golave në këtë sezon: 14 në kampionat, 1 në kupë, 4 në Champions Ligë dhe 1 me kombëtaren. Ky është viti i pestë rresht që bomberi i Totenhemit kalon shifrën e 20 golave.
Mos të harrojmë që jemi akoma në janar dhe Kejn mund të përmirësojë shifrat e tij, duke qenë se Totenhemi lufton në të gjitha kompeticionet. Sezoni i fundit ishte më i miri për sulmuesin, i cili shënoi 41 gola në total.
Pesë sezonet e fundit të Herri Kejn
Sezoni 2014/2015: 31 gola
Sezoni 2015/2016: 28 gola
Sezoni 2016/2017: 35 gola
Sezoni 2017/2018: 41 gola
Sezoni 2018-2019: 20 gola…