Shifrat çarmatosin Tiranën dhe Halilin, Kastrioti është më lart në 2019

“Kastriotin nuk e kam frikë fare. Është zero për mua, nuk ka asnjë problem fare”. Kështu u shpreh pas derbit Refik Halili, presidenti i Tiranës. Krutanët do të jenë mysafirë të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi dhe sigurisht që do të bëjnë gjithçka për t’u larguar me rezultat pozitiv. Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë, ndërkohë që në fushë pritet një betejë e vërtetë.

Le të mbetemi te deklarata e Halilit dhe shifrat, që në vitin 2019 flasin për Kastriotin e Bledar Devollit. Bardheblutë nga janari e këtij kanë grumbulluar 23 pikë, pesë më pak se krutanët. Këta të fundit numërojnë dy fitore më shumë, njëra prej tyre është ajo në ndeshjen direkte me Tiranën që u shoqërua me shumë polemika.

REZULTATET E TIRANËS DHE TË KASTRIOTIT NË VITIN 2019

Gjithsesi diferencat nuk janë të mëdha. Bardheblutë më mirë janë në aspektin mbrojtës, pasi kanë pësuar 13 gola, kurse Kastrioti ka marrë një gol më shumë. Në vitin 2019, vetëm ndeshjet e kampionatit, Tirana numëron në llogarinë e saj 19 gola, kurse Kastrioti 21. Në këto gola numërohen edhe ato ndaj Kamzës në tavolinë. Sikurse shikohet nga shifrat, Kastrioti këtë vit ka qenë disi më lart dhe sigurisht që duhet marrë me seriozitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online